Aeroplanët serbë ‘frikësojnë’ Shqipërinë

Aeroplanët ushtarak të Serbisë të cilët sot kanë trajnuar për paradën ushtarake që do të mbahet pas dy ditësh, kanë frikësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

14/10/2014 19:25

Kombëtarja e Shqipërisë është frikësuar nga aeroplanët ushtarak të Serbisë, të cilat sot kanë pasur trajnime për paradën ushtarake që do të mbahet pas dy ditës, ku i pranishëm do të jetë dhe Vladimir Putin.

Alo.rs raporton se Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë ditur se çfarë është duke ndodhur dhe kështu janë frikësuar paksa nga kjo ngjarje.

Sidoqoftë, atyre shumë shpejtë i është shpjeguar se janë vetëm trajnime të aeroplanëve ushtarak dhe asgjë nuk është serioze.