Edi Rama habit me veshjen e tij për 28 Nëntor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpeshëherë di të befasoj me veshjet e tij.

Lajme

28/11/2018 14:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe në festën e 28 Nëntorit ka zgjedhur që veshja e tij të jetë më ndryshe, shkruan lajmi.net.

Ai në homazhet që i bëri në Vlorë, kishte veshur një palë pantallona krejt ndryshe nga politikanët e tjerë që ishin prezent për të bërë homazhe për nderë të 28 Nëntorit.

Rama kishte të veshur një palë pantallona të shkurtër  dhe të gjëra, kështu kreu i shtetit shqiptar ka thyer kodin e veshjes.

Kodin e veshjes, kryeministri Rama e kishte thyer edhe më herët. Kujtojmë se veshjet e kryeministrit shqiptar ishte bërë lajm në takimin e liderëve botëror, ku Rama kishte shkuar me atlete.

Në këtë ceremoni siç shihet në foto të pranishëm kanë qenë edhe presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Më poshtë ju sjellim videon e momentit të homazheve në Vlorë. /Lajmi.net/