Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Në një market në Prishtinë është raportuar për një grabitje të armatosur.

Lajme

30/12/2018 22:28

Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë rreth orës 21:30, në një market ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net.

Sipas saj, Policia është duke u marrë me këtë rast.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe pak orë më parë një grabitje e armatosur ishte regjistruar në një bankë në Fushë Kosovë. /Lajmi.net/