Advocaat largohet nga Kombëtarja e Holandës

Dick Advocaat do të largohet nga posti i selektorit të Kombëtares holandeze.

Sport

09/11/2017 13:16

Dick Advocaat ka konfirmuar që pas dy ndeshjeve të ardhshme miqësore të Holandës ndaj Skocisë dhe Rumanisë, ai do t’i jap lamtumirën kombëtares.

“Këto janë ndeshjet e mija të fundit me kombëtaren dhe pas tyre do të largohem”, ka thënë Advocaat për gazetarët me të mbërritur në Skoci.

“Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj pas largimit, prandaj edhe klubet që mund të kenë interesim për mua, nuk e dinë nëse do të jem i gatshëm për të drejtuar ndonjë ekip tjetër apo jo”, ka shtuar ai.