Adrola Dushi flet për marrëdhënien që ka sot me ish-bashkëshortin

Modelja e njohur Adrola Dushi ka më shumë se një vit që është ndarë nga bashkëshorti.

ShowBiz

22/05/2018 16:43

Ajo aktualisht gjendet në SHBA ku jeton dhe vepron atje, mirëpo vjen shpesh për intervista të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, lajmi net.

Modelja Dushi ka edhe një djalë, Troin me ish bashkëshortin e cila kujdeset vazhdimisht për të në mënyrë që atij mos t’i mungojë asgjë.

Muaj më parë ajo ka pranuar ndarjen publikisht ndërsa tani e ftuar në emisionin “Elite Show”, rrëfen raportet që ka sot me Adisin, ish- bashkëshortin e saj.

“Adisi i ka dokumentat për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati as unë prandaj është kjo pjesa që duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”.- tha ajo.

Adrola është njëra ndër modelet më të lakmuara në treg jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. /Lajmi.net/