Adriatik Kelmendi: Bojkotimi i seancës së MSA-së, sikur të bojkotohej seanca e shpalljes së pavarësisë

Publicisti Adriatik Kelmendi ka komentuar ratifikimin e MSA-së që sot pritet të bëhet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se bojkotimi i kësaj seance do të ishte sikur të bojkotohej seanca ku ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Lajme

02/11/2015 11:42

“Bojkotimi i seancës së MSA për shkak se ajo nuk është e njëjtë si ajo e shteteve të tjera, i bie sikur të bojkotohej seanca e shpalljes së pavarësisë së Kosovës për shkak se nuk ishte me bekimin e OKB-së”.

“Kjo do të ishte një huqje e madhe historike, me të cilën Kosova do të humbte shumë dhe askush nuk do të fitonte. As pushteti e as opozita”.

“Për këtë arsye, opozita e bashkuar me pjesëmarrje në seancë ka treguar pjekuri të madhe politike. A është MSA-ja më e mira? Jo! A do të mund të negociohej më mirë? Ndoshta! A duhet të miratohet? Absolutisht dhe definitivisht, PO!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /lajmi.net