Adriatik Kelmendi: Behgjet Pacollin kurrë nuk e kam parë në këtë gjendje (Video)

Luhatjet e partive shqiptare jashtë PAN’it dhe ndryshimi i qëndrimit të tyre ndaj këtij koalicionit është ajo çfarë do t’ia mundësonte fituesve të zgjedhjeve krijimin e qeverisë. Nëse jo partitë, PAN po provon të bind deputetët individualisht për t’ia votuar kandidatin për kryeministër.

Lajme

26/07/2017 21:46

Gazetari Adratik Kelmendi, në emisionin Komiteti, ka folur për qëndrimin, deri tani ta palëkundur të kreut të AKR’së, i cili edhe më tej refuzon të krijojë koalicion me PAN’in brenda së cilit është Partia Demokratike.

Kelmendi ka komentuar kundërshtimin, që deri më tani, Pacolli ia ka bërë PDK’së, duke treguar nëse ai ka dhënë indikacione se mund të kalojë në kampin e koalicionit fitues.

Gazetari ka përmendur intervistën e tij me Pacollin, por edhe bisedën me të, nga çka thotë se ‘Pacollin nuk e kam parë kurrë më të vendosur, as gjatë intervistës as pas saj”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

YouTube player