Adriano shpjegon momentet e errëta të jetës

Adriano ka kaluar shumëçka në jetën e tij.

Sport

13/10/2017 11:29

Ish-sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, tregoi në një intervistë për “TV Globo” për depresionin që i dogji karrierën e tij si dhe për problemet me alkolin. Edhe pse në moshën 35-vjeçari, ai nuk e fsheh dëshirën për t’iu rikthyer përsëri futbollit të luajtur.

“Pas vdekjes së babait tim, unë u futa në tunelin e depresionit. Nuk munda të dilja jashtë për tre apo katër muaj. Kam pasur përkrahje psikologjike, të gjithë te Interi qëndronin pranë meje dhe ekipi u përpoq të më ndihmonte, por dhimbja ishte shumë e madhe. Vendosa të kthehesha në Brazil dhe në 2006 u ktheva në San Paulo. Jose Mourinho më kërkoi të kthehesha te Interi, por nuk ishte e njëjta gjë. Nuk isha aq i fortë sa më parë. Unë nuk kisha forcë mendore të luaja jashtë vendit, pasi doja të isha pranë familjes sime. Vetëm falë familjes sime nuk erdhi një rrugë shumë më e errët”, tha braziliani, shkruan Albeu.com.

Adriano ishte shumë i shqetësuar kur filloi të pinte me tepri dhe nuk e dinte se çfarë bënte. Mamaja e tij kishte frikë si ai do të bënte vetëvrasje. Sulmuesi brazilian u aktivizua për herë të fundit në ligën amerikane te klubi i Majemit, por në maj të 2016 u largua nga ky klub pa shpjegime.

“Edhe pse nuk isha duke luajtur, unë mbeta në formë. Do të filloj të stërvitem në mënyrë vetijake. Do ta bëj për veten, për të provuar se deri ku mund t’i kapërcej kufizimet e mia. Kjo është mënyra e vetme për të kuptuar nëse unë ende mund të luaj apo jo.”