Adriano ka një kërkesë për Interin

Adriano është takuar me disa prej futbollistëve të skuadrës nga Giuseppe Meazza.

Sport

24/03/2018 10:33

Adriano ka vizituar ish ekipin e tij, Inter.

Ish sulmuesi brazilian është takuar me disa prej futbollistëve të skuadrës nga Giuseppe Meazza.

Ai po ashtu ka një kërkesë për “Nerazzurrët”, përcjell “lajmi.net”.

“Ruaj kujtimet më të bukura për tifozët, njerëzit dhe popullin këtu. E kam thënë gjithmonë që kjo është shtëpia ime e dytë, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam shumë i emocionuar edhe për pritjen që më bënë tifozët. Ata e dinë çfarë njeriu jam, ndaj i falënderoj për gjithë mbështetjen ndaj meje, që nuk do ta harroj gjithë jetën”, tha Adriano.