Adriano i ‘rikthehet’ futbollit, shënon edhe gol

Adriano i është rikthyer fushave të blerta.

Sport

28/12/2017 20:39

Ish njëri nga sulmuesit më spektakolar dhe më të denjë për të pasuar fenomenin brazilian Ronaldo, Adriano, i është rikthyer futbollit, por në një ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje ishte miqësore e organizuar nga legjenda braziliane Zico dhe në të morën pjesë shumë yje të dikurshme të futbollit.

Edgar Davids, Alvaro Recoba, Romario, Sorin, Leonardo dhe yje të tjerë ishin pjesëmarrës e në këtë ndeshje.

Adriano në këtë ndeshje shënoi një gol dhe bëri dy asistime./Lajmi.net/

YouTube player