Adriano bëhet qendërmbrojtës

Barcelona do të luajë kundër Real Madridit në finalen e Copa del Rey pa një qendërmbrojtës natyral. Gerard Pique mungon për shkak të një lëndimi dhe nuk mori pjesë në styërvitjen e fundit para ballafaqimit me Los Blancos sonte në stadiumin Mestalla në Valencia. Kurse, Carles Puyol dhe Marc Bartra nuk janë në formën ideale…

Sport

16/04/2014 12:32

Barcelona do të luajë kundër Real Madridit në finalen e Copa del Rey pa një qendërmbrojtës natyral.

Gerard Pique mungon për shkak të një lëndimi dhe nuk mori pjesë në styërvitjen e fundit para ballafaqimit me Los Blancos sonte në stadiumin Mestalla në Valencia.

Kurse, Carles Puyol dhe Marc Bartra nuk janë në formën ideale fizike andaj nuk pritet të jenë titullarë kundër Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino është i detyruar të aktivizojë mbrojtësin e majtë Adriano, në rolin e pazakonshëm të qendërmbrojtësit, së bashku me argjentinasin Javier Mascherano, i shquar si mesfushor por i shndërruar në mbrojtës pas transferimit në Nou Camp.