Adriana Matoshi dhe DJ PM në Suedi, nuk do ta besoni se çka po bëjnë ata

Janë dy ndër personazhet më të njohura në vend.

ShowBiz

09/11/2017 16:44

Aktorja Adriana Matoshi dhe DJ PM janë nisur drejt Suedisë për të realizuar një mision shumë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, e që ka të bëj me ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, shkruan lajmi.net

Ata bashkë me shoqatën “Dardania” në Suedi,  kanë zhvilluar takime me fëmijët shqiptarë në këtë vend, ku Adriana dhe PM nëpërmjet një punëtorie ka njoftuar të vegjlit për përvojën personale në fushën e aktrimit, por edhe të angazhimeve të tjera në Kosovë.

Duke biseduar edhe për të tjera mundësi bashkëpunimi, këta fëmijë do dinë më shumë për vendin se nga vijnë prindërit e tyre.

Po ashtu, dyshja bashkë me një zyrtar të lartë të komunës së Borasit në Suedi, i quajtur Hans Johansson, janë duke shqyrtuar një mundësi për mbajtjen e  “Javës së Kulturës Shqiptare” para publikut suedez.

“Dardania” është një shoqatë e formuar në vitin 2010, e cila fillimisht është marrë me aktivitete sportive, por më pas kanë hapur edhe degën kulturore, duke përfshirë gjitha pjesët përbërëse të saj.

E certifikuar nga shteti suedez, kjo shoqatë ka mbi 800 anëtarë dhe është e hapur për të gjitha moshat dhe gjinitë.

Për mundësinë e dhënë dhe për bashkëpunim në të ardhmen, Adriana edhe PM janë falënderues ndaj kryetarit të kësaj shoqate, Muharrem Binakut dhe Rustem Ramës. /Lajmi.net/

23435677_10155963231613960_793499062_n

23476767_10155963232008960_1969722069_n

adria2 adria1 adria-728x430