Adriana Lima, shkrimtarit turk: Ti solle magji në jetën time

Ata u bënë temë e medieve rozë turke, por edhe të atyre botërore në saje të romancës së shkurtër.

ShowBiz

15/06/2018 09:51

Bëhet fjalë për super modelen Adriana Lima dhe shkrimtarin e Turqisë, Metin Hara, të cilët kanë kaluar një verë të nxehtë vitin e kaluar.

Megjithëse se ishte vetëm një romancë e shkurtër mes tyre, duket se bukuroshja braziliane nuk e ka harruar 36-vjeçarin, transmeton Telegrafi.

Ajo sërish i është rikthyer turkut me rastin e përvjetorit e lindjes duke thënë se i solli magji në jetë.

“Gjithçka e imja, ti solle magji në jetën time. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se gjatë verës së kaluar mediat publikuan shumë fotografi intime të dyshes gjersa pushonin në një jaht në rivierën turke.

Ndryshe, Adriana dhe Hara janë duke zhvilluar karrierë ndaras në profesionet e tyre, ku po korrin suksese të njëpasnjëshme.

https://www.instagram.com/p/BkAm_EOhyX9/?utm_source=ig_embed