Adriana Lima për Maybelline

Modelja Adriana Lima rikthehet si fytyra e markës së bukurisë ‘Maybelline’.

ShowBiz

20/06/2014 20:37

Adriana Lima reprizon rolin e saj si fytyra e ‘Maybelline’. Modelja braziliane më herët ka shërbyer si përfaqësuese e markës së bukurisë nga 2003 deri në 2009.

“Është mrekulli të jem pjesë e Maybelline New York përsëri”, ka thënë Lima. “Unë jam shumë krenare të them se jam vajza Maybelline dhe menzi pres të punojmë sërish bashkë. Pamjet janë gjithmonë të bukura dhe pozitive në këtë markë, gjë të cilën unë e admiroj. Të jem përsëri pjesë e saj është një ëndërr e bërë realitet.”

Ndërsa presidenti i firmës Jerome Bruhat thotë: “Globalisht, gratë admirojnë jo vetëm bukurinë e Adrianës por edhe për angazhimin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë.”

“Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë me të përsëri. Pasioni i saj për jetën dhe energjia pozitve janë të pamohueshme. Ajo është me të vërtetë një grua Maybelline.”