Adriana Lima i jep fund karrierës si modele, këto janë fjalët prekëse të saj

Duket se karrierës së saj prej modeleje i erdhi fundi.

ShowBiz

09/11/2018 15:30

Modelja e famshme, Adriana Lima mbrëmë ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj, shkruan lajmi.net

Mbrëmë në qytetin amerikan të New Yorkut ishte mbajtur shfaqja e “Victoria’s Secret Fashion Show”, dhe pas përfundimit Lima dha lajmin e hidhur për fansat e saj.

“E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet e mia dhe më e rëndësishmja, nuk më ke dhënë vetëm krahë, por më mësove të fluturoja, për të gjithë fansat në botë, dashuri”, janë fjalët e saj.

Adriana ka qenë fytyrë  e shumë markave botërore e që cilësohet si njëra nga modelet më tërheqëse në botë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp73DwRhTtU/