Adrenalina bën vajzën të qeshë me lot, ndërsa të dashurit i bie 2 herë

Kjo video tregon momentin komik kur një vajzë shpërthen në të qeshura, ndërsa të dashurit të saj i bie të fikët dy herë si pasojë e frikës nga lartësia.

Fun

17/02/2017 20:36

Të dy kishin vendosur që të kalonin momente plot adrenalinë duke hipur në një shilarëse të lartë 60 metra.

E ndërsa çifti nga Zelanda e Re ngjitet lart nëpërmjet kavove, vajza duket mjaft e kënaqur, ndërsa djali shumë në tension, aq sa nisi të lutej 13 herë.

E kur shilarësja u lëshua, e dashura e tij bërtiste nga qejfi, ndërkohë që të riut i ra të fikët dy herë, duke e zbavitur jashtëzakonisht partneren.