Adoleshentja gjermane që iu bashkua ISIS-it: Dua të kthehem në shtëpi, jam penduar

Një adoleshente gjermane, e cila iu bashkua Shtetit Islamik (ISIS) dhe është duke u mbajtur në një qendër paraburgimi në Irak pas arrestimit, ka thënë se është penduar pse iu kishte bashkuar grupit terrorist dhe thjesht dëshiron të kthehet në shtëpi të familja e vet, raportojnë mediat gjermane.

Bota

24/07/2017 11:57

Der Spiegel ka shkruar se katër gra gjermane, të cilat iu bashkuan ISIS-it vitet e fundit, përfshirë edhe 16-vjeçaren nga qyteti i vogël Pulsnitz afër Dresden, janë duke u mbajtur në një burg irakian dhe po marrin ndihmë konsullore nga qeveria gjermane, transmeton Express.

Prokurori i lartë publik në qytetin Dresden, në lindje të Gjermanisë, Lorenz Haase, ka konfirmuar se adoleshentja, e identifikuar si Linda Wenzel është identifikuar dhe i është gjetur vendndodhja në Irak dhe se ajo është duke marrë asistence konsullore.

Transmetuesit gjermane NDR dhe ËDR dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung kanë raportuar se e kanë intervistuar Lindën në infermierinë e një kompleksi ushtarak në Bagdad dhe se ajo u ka thënë atyre se dëshiron të rikthehet në shtëpi.

“Thjesht dua të largohem nga këtu. Dua të iku nga lufta, nga armët dhe nga zhurma,” ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar: “Krejt çka dua është të kthehem në shtëpi të familja ime.”/Express/