Adoleshentja: E takova dhunuesin tim, luftëtarin e ISIS’it në Gjermani dhe më kërcënoi

Një adoleshente Yazidi, e shitur në skllavëri nga Shteti Islamik i ka treguar BBC për tmerrin që kishte përjetuar pasi që ishte shpërngulur në Gjermani, kur e kishte takuar dhunuesin e saj në rrugë.

Bota

18/08/2018 21:24

Ashwaq ishte vetëm 14 vjeçare kur luftëtarë të ‘Shtetit Islamik’ pushtuan Irakun verior, përfshirë edhe vendin ku jetojnë populli Yazidi. Ata kanë mbajtur qindra gra si skllave seksi, ndër të tjera edhe Ashwaq e cila i ishte shitur për 100 dollarë një njeriu të quajtur Abu Humam.

E rrahur dhe e dhunuar, ajo ia arriti të ikte nga atje tre muaj më vonë dhe shkoj në Gjermani së bashku me nënën e saj dhe njërin nga vëllezërit. Disa muaj më vonë, në një rrugë para një dyqani, ajo dëgjoi dikë tek thërriste emrin e saj.

Ashwaq i tha BBC: ‘Duke u kthyer nga shkolla, një makinë ndaloi afër meje. Ai ishte në ulësen para. Më foli në Gjermanisht dhe më pyeti: A je ti Ashwaq? Unë isha shumë e frikësuar dhe i thashë: Jo, kush je ti?’

Ajo tregoj që ai ishte përgjigjur: ‘E di që ti je Ashwaq dhe unë jam Abu Humam’

Ashwaq tregoj se si ai filloj t’i fliste në Arabisht dhe i kërkoj të mos e gënjente.

‘Unë të njoh ty, ai i tha. Dhe e di ku jeton e me kë jeton. Ai dinte gjithçka për jetën time në Gjermani’.

Ajo shtoj: ‘Kurrë në jetën time nuk kisha besuar që mund ta shoh dikë si ai në Gjermani’.

‘Unë e braktisa familjen time, vendin tim dhe shkova në Gjermani për të harruar rrahjen, dhimbjen e vuajtjen time. Gjëja e fundit që prisja ishte të shoh kapësin tim, luftëtarë i ISISit, dhe që ai të dinte çdo gjë për mua.’

Prokuroria federale e Gjermanisë thotë që Ashwaq e ka raportuar rastin në polici pesë ditë pasi që kishte ndodhur. Ashwaq thotë që iu ka treguar hetuesve gjithçka, përfshirë edhe përvojën e tmerrshme në Irak.

Oficerët i thanë të lajmërojnë policinë menjëherë nëse ajo e sheh Abu Humam prapë.

Ajo thotë që ka pritur një muaj të plotë por pa përgjigje nga policia.

E frikësuar që do ta shihte kapësin e saj përsëri dhe duke dëshiruar të bashkohet me katër motrat e saj të cilat i kishin ikur ISISit, Ashwaq u kthye në Irakun verior duke lënë mbrapa qytetin e Schwabisch Gmund ku kishte shpresuar që do të fillonte një jetë të re.

‘Nëse nuk e ke përjetuar vetë, nuk mund ta dish se çka do të thotë…të shkon drejt e në zemër’ thotë ajo.

‘Kur një vajzë dhunohet nga ISISi, ti nuk mund ta imagjinosh se çfarë ndjenje është ta shohësh këtë burrë përsëri.’

Frauke Kohler, zëdhënëse e Gjykatës më të lartë në Gjermani, thotë që policia ka bërë gjithçka për të gjet Abu Humam, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Aktivistët në Gjermani thonë që rasti i Ashwaq nuk është i izoluar.

Düzen Tekkal, një aktiviste dhe themeluese e Hawar.Help, një organizatë në Berlin që kryen kampanja për të drejta të Yazidëve, thotë që ajo ka dëgjuar edhe për raste tjera kur gratë refugjate Yazidi i kanë njohur luftëtarët e ISISit në Gjermani.

Ashwaq vetë thotë që ka dëgjuar për raste të ngjashme nga gratë tjera Yazidi që iu kanë ikur luftëtarëve të ISISit. Por jo të gjitha rastet raportohen në polici.

Tash Ashwaq jeton në një kamp të Yazidëve në Kurdistan. Ajo thotë që dëshiron të vazhdojë shkollimin dhe ajo dhe familja e saj dëshirojnë të largohen nga ai vend.

‘Ne iu frikësohemi njerëzve të ISISit’ i tha babai i saj BBC’së.

Por përvoja në Gjermani ka pas një ndikim të thellë tek Ashwaq.

‘Edhe nëse bota do të shkatërrohej kurrë nuk do të kthehesha në Gjermani prapë’ thotë ajo.

Si shumë Yazidi të tjerë, familja e saj tani po aplikon të jetojë në Australi si pjesë e një programi për gratë e dhunuara nga ISISi.