I riu e ha peshkun të gjallë në festë, shkakton zemërim të madh (Video)

Një video e publikuar online shfaq momentin kur një i ri, teksa ishte në nje festë me miqtë e tij, për ta bë më argëtuese atë, ai e ha të gjallë një peshk të vogë në akuarium, pikërisht në shtëpinë në të cilën po mbahej festa.

Fun

13/05/2016 22:37

19-vjeçari, Sam Murray nga Edinburgh fut në gojë  me shumë krenari peshkun, dhe më pas për ta ilustruar më së miri atë që e bëri, nxjerr nga goja pjesët e ndara copë-copë, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar ashpër gjestin e të riut, ndërsa zyrtarët për mirëqenie të kafshëve thonë se janë duke hetuar për këtë veprim.

Shkaktimi i panevojshëm i vuajtjes së kafshëve mbart një dënim maksimal prej një viti burg dhe një gjobë prej  20.000 £ në bazë të ligjit skocez./lajmi.net