‘Adoleshentët do e humbasin virgjërinë me robotët’

Në të ardhmen, adoleshentët do humbasin virgjërinë e tyre me robotët e seksit.

Lifestyle

29/09/2017 15:11

Kështu bëri të ditur një ekspert.

Duke folur në Festivalin e Shkencës në Çeltenham, profesori Noel Sharkey i Universitetit të Shefildit tha se kukullat androide të seksit mund të kenë edhe pasoja të dëmshme në shoqëri.

“Robotët e seksit janë të pranishëm që tani dhe do jenë akoma më shumë brenda dhjetë vitesh. Por duhet të ketë një kufizim moshe. Nuk është problem të bësh seks me një makineri. Por nëse kjo është hera jote e parë? Çfarë do mendosh për seksin e kundërt më pas?”.

“Kjo do të ndikojë në jetën tënde reale, duke penguar njerëzit që të krijojnë marrëdhënie me njerëz normalë”.

Së fundmi një studim paralajmëron se rritja e robotëve të seksit mund të krijojë ankth tek meshkujt dhe femrat, kjo për shkak se ata do kenë frikën e performancës, sepse nuk do ia dalin të jenë si robotët. /Lajmi.net/