Adobe Photoshop Express tani i gatshëm edhe në Windows Phone

Adobe lansoi Photoshop Express për Windows Phone të enjten, duke e sjellur përfundimisht për herë të parë apliakcionin e tij për editimin fotografive në këtë platformë.

Auto & Tek

27/06/2014 23:30

Aplikacioni do të veprojë në model të njëjtë si në iOS dhe Android me versionin e tij Express, ku veçoritë bazike të editimit të fotografisë do të jenë në dispozicion pa para me plot efekte të avancuara.

Aplikacioni përmbanë shumë vegla për të bërë ndryshime në fotografi – si prerje, rrotullim dhe veglat e tjera për të përmirësuar fotografinë si ndriçimi, kontrasti dhe qartësia.

Photoshop Express vjen gjithashtu edhe me disa filter të ngjashëm me të Instagram – 22 prej të cilëve janë të gatshëm pa para kurse 20 të tjerë mund të hapen duke e blerë paketën e filterave për $2.99.

Imazhet e ruajtura mund të shpërndahen në Adobe Revel, OneNote, Dropbox dhe tjera aplikacione të kategorisë së tretë.

Versioni iOS i Photoshop Express kishte dalur në vitin 2009, dhe versioni Android erdhi pastaj në vitin 2011.