Adnan, Kombi Yt ka nevojë për Ty

Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se i kanë dërguar një dhuratë mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Grupi më i madh i përkrahësve të Kombëtares shqiptare edhe një herë tjetër i ka bërë thirrje yllit kosovar që të përfaqësojë skuadrën kuqezi. Së bashku me një fanellë me numrin 10 që mban emrin e tij,…

Sport

28/02/2014 11:29

Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se i kanë dërguar një dhuratë mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Grupi më i madh i përkrahësve të Kombëtares shqiptare edhe një herë tjetër i ka bërë thirrje yllit kosovar që të përfaqësojë skuadrën kuqezi.

Së bashku me një fanellë me numrin 10 që mban emrin e tij, Tifozat Kuq e Zi i kanë shkruar edhe një letër Januzajt.

“Siç edhe e sheh, fanellën e ke gati! Javën e kaluar kur ti ke hapur postën, mund të ketë rënë në sy një dhuratë mbase e pazakontë. Brenda saj është një fanellë që për ne e ka peshën shumë të madhe, bashkë me të është edhe një album me disa prej fotografive nga fushata “Adnan Januzaj thuaj PO Shqipërisë”. Ke mundësi të shohësh disa prej mijëra fotografive të cilat ju bëjnë thirrje të vishni atë fanellë. Mos e vishni pa i parë të gjitha fotografitë dhe pa e lexuar letrën që të kemi dërguar. Por, kur ta veshësh atë, mos e heq asnjëherë pasi shtatori është shumë afër.  Do të na gëzoje shumë!”, shkruan në të.

Januzaj ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë, ndërsa së fundmi injoroi përpjekjet e FFK’s për angazhimin e tij në skuadrën e Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Haitit.