Adnan Hyseni i falënderon të gjithë shqiptarët që kontribuuan për shërimin e tij

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe humanisti nga Peja, Adnan Hyseni ka arritur ta fitojë betejën ndaj sëmundjes që kishte.

Lajme

30/07/2018 20:14

Hyseni i cili ishte i diagnostifikuar nga mjekët me infeksion të rëndë të mëlçisë ka arritur ta mposhtë sëmundjen.

Ai ishte trajtuar nga mjekët në Gjermani me ndihmën e shumë bashkëkombësve të tij.

Hyseni ka thënë se i falënderon të gjithë shqiptarët kudo në botë që nuk e kanë lënë vetëm asnjëherë.

Kujtojmë se ai ka strehuar dhe ndihmuar qindra familje në nevojë.

Në një video të siguruar nga lajmi.net shihet teksa njerëzit i gëzohen shërimit të Adnanit dhe kthimit të tij në Kosovë.