ADN-ja e buburrecave zbulon përse ata jetojnë në vende të ndyra

Sekreti i aftësive të bubrrecave që jetojnë në vende të pështira janë zbuluar në AND-në e tyre.

Lifestyle

21/03/2018 22:50

Bubrrecat amerikane janë shpërndarë rreth botës pasi kishte hyrë në Afrikë në fillim të shekullit të 16-të.

Popullimi i tyre shpërtheu përderisa insektet, shtëpitë e tyre i bën në qoshet e errëta dhe të lagështa të shtëpive, restoranteve dhe zyrave, ku tualetet dhe kuzhinat u bënë vendet e preferuara të tyre, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Për të kuptuar se si speciet, të cilat rriten deri në 5 cm, shkencëtarët kinezë kanë deshifruar tërë përbërjen gjenetike të bubrrecave amerikane, “Periplaneta americana”.

Ata zbuluan se ky lloj i species i ka më shumë se 20, 000 gjene, duke bërë që të ketë sa një njeri.

Shuai Zhan, i cili punon për projektin e Institutit të Fiziologjisë, dhe Ekologjisë në Shangai, vërejtën grupe jashtëzakonisht të mëdha të gjeneve që duket se ndihmojnë bubrrecin amerikan të mbijetojnë në shtigjet e palakmueshme që i ka përshtatur.