Admir Mehmedi në Serie A

Torino është e interesuar të nënshkruajë me Admir Mehmedin.

Sport

03/07/2017 14:39

Sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi, nga edicioni i ri mund ta shohim në kampionatin italian të futbollit.

‘Tuttosport’ shkruan se Torino po kërkon huazimin e tij, me të drejtë blerje në fund të sezonit për tre milionë euro.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë kontakte të reja mes skuadrës italiane dhe agjentit të lojtarit, për t’i përfaruar qëndrimet e për ta finalizuar marrëveshjen./Lajmi.net/