Admir Mehmedi e ‘kalli’ në dasmën e tij, shikojeni si kërcen mbi tavolina (Video)

Admir Mehmedi dhe Shkodran Mustafi janë dy yjet e futbollit shqiptar që këtë verë i kanë dhënë fund beqarisë.

Sport

28/07/2016 23:58

Derisa për Shkodran Mustafin nuk kanë rrjedhur në media shumë fotografi nga dasma, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Admir Mehmedin.

Në natën e martesës, anëtari i Bayer Leverkusen duket të ketë qenë shumë i lumtur, ku shihet duke kërcyer mbi tavolina, përcjell Lajmi.net

Videot janë postuar në rrjetet sociale nga Baboo Darabuka, të cilët bën muzikë në dasmën e Mehmedit.