‘Adios’ Tottenham: Pochettino po transferon te gjiganti evropian

Real Madrid dhe Manchester United janë në kërkim të një trajneri të ri.

Merkato

13/12/2018 12:18

Real Madrid e sheh Santiago Solarin si një trajner deri në fund të sezonit, ndërsa Manchester United do ta shkarkojë Jose Mourinhon në fund të këtij sezoni nëse nuk përfundon në top katërshe.

Skuadra spanjolle dhe ajo angleze, janë duke u interesuar në transferimin e trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri argjentinas nuk është i lumtur te ‘Spurs’, pasi në këtë verë, ai nuk mori asnjë transferim

Investimet e Tottenhamit në stadium, kanë bërë që Pochettino mos ta transferoj asnjë lojtar në verë.

Kështu, argjentinasi e kërkon largimin me të përfunduar, ndërsa është bërë cak i Real Madrid dhe Manchester United. /Lajmi.net/