‘Adios’ Roma, Cengiz po transferohet në Premierligë

Arsenal po planifikon që të bëjë një transferim gjigant në janar.

Sport

16/12/2018 18:09

Arsenal dëshiron ta transferoj yllin e Romës, Cengiz Under.

Skuadra londineze ka kohë që po e monitoron talentin turk, andaj dëshiron ta transferoj në janar, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Arsenal i ka ofruar 35 milionë euro Romës për Underin.

Turku ka bërë pesë asistime, duke shënuar edhe pesë gola në 19 paraqitje në këtë sezon. /Lajmi.net/