lajmi.net

Adios Real Madrid

Isco do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Sipas medieve spanjolle, mesfushori ka vendosur të braktis gjigantin spanjoll, vetëm një vit pas transferimit në klub nga Malaga për 30 milionë euro. Isco e nisi mbarë edicionin duke arritur të luajë si titullar në formacionin 4-2-3-1 të Caerlo Ancelottit, duke shënuar pesë…

Sport

28/02/2014 15:53

Isco do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Sipas medieve spanjolle, mesfushori ka vendosur të braktis gjigantin spanjoll, vetëm një vit pas transferimit në klub nga Malaga për 30 milionë euro.

Isco e nisi mbarë edicionin duke arritur të luajë si titullar në formacionin 4-2-3-1 të Caerlo Ancelottit, duke shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e para në La Ligë.

Mirëpo, pas rikuperimit të Gareth Bale, Ancelotti ka ndërruar formacionin në 4-3-3 dhe Isco ka përfunduar në bankinë.

Derisa italiani vazhdon të luajë me skemën ofanzive me tre sulmues, Isco duket se është i pakënaqur me minutazhin e kufizuar dhe në fund të sezonit do t’i thotë ‘Adios’ Real Madridit.

Milan e Liverpool janë në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e tij, madje edhe në formë të huazimit.

Adios Real Madrid

Sipas të përditshmes sportive Mundo Deportivo, Angel Di Maria dhe Xabi Alonso kanë vendosur të largohen nga Real Madrid. Mesfushori ofanziv dhe kreatori i lojës së Los Blancos, në muajt e fundit janë spekuluar vazhdimisht me largim nga Santiago Bernabeu. Mirëpo, tani raportohet se Di Maria – i cili ka humbur vendin në formacionin bazë…

Sport

26/12/2013 13:50

Sipas të përditshmes sportive Mundo Deportivo, Angel Di Maria dhe Xabi Alonso kanë vendosur të largohen nga Real Madrid.

Mesfushori ofanziv dhe kreatori i lojës së Los Blancos, në muajt e fundit janë spekuluar vazhdimisht me largim nga Santiago Bernabeu.

Mirëpo, tani raportohet se Di Maria – i cili ka humbur vendin në formacionin bazë pas ardhjes së Gareth Bale nga Tottenham Hotspur – që kërkohet nga Monaco, ka ndarë mendjen të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Por, ende nuk dihet nëse do t’i realizohet dëshira gjatë afatit kalimtar të janarit ose në fund të këtij sezoni.

Kurse, Alonso ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Real Madridin dhe duke filluar nga janari ai do të jetë në gjendje të arrijë marrëveshje paraprake me ndonjë nga klubet e interesuara për të. Lista është e gjatë, dhe udhëhiqet nga Juventus.

LM