“Adios” Real Madrid, transferohet në Juventus për 15-20 milionë euro (FOTO)

Juventus kërkon një përforcim nga Real Madrid.

Merkato

28/06/2017 07:03

Juventus e ka marrë seriozisht transferimin e Danilos nga Real Madrid.

Kampioni i Serie A ka caktuar një takim me menaxherin e brazilianit.

Kurse, “Bianconerët” kanë bërë gati ofertë me vlerë prej 15 milionë euro për blerjen e tij, raporton “Gianluca di Marzio”, përcjell “lajmi.net”.

Por, për momentin Real Madrid kërkon 19-20 milionë euro për shitjen e ish futbollistit të Portos. /Lajmi.net/