“Adios” Real Madrid, Morata në Premierligë (FOTO)

Alvaro Morata mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Premierligë.

Sport

30/09/2016 08:54

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata mund të largohet nga klubi.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se Chelsea dhe Arsenal vazhdojnë të jenë të interesuar për transferimin e tij.

Morata u rikthye në “Santiago Bernabeu” nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai vazhdon të mos luajë me vazhdimësi tek “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Chelsea dhe Arsenal kanë marrë shpresë për transferimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.