“Adios” Real Madrid, Modric në Serie A?

Luka Modric ka ofertë për transferim nga Real Madrid në Serie A.

Sport

31/05/2018 07:38

Real Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.

Por, klubi kampion nga Serie A ka reaguar duke kërkuar një prej yjeve më të mëdhenj të skuadrës madrilene.

“Corriere dello Sport” raporton se Juventus kërkon blerjen e mesfushorit, Luka Modric, përcjell “lajmi.net”.

Modric spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu pas triumfit të ri në Ligën e Kampionëve dhe dëshirës për të provuar një përvojë të re. /Lajmi.net/