“Adios” Real Madrid, Kovaçiç në Premierligë (FOTO)

Mateo Kovacic afër transferimit në Premierligë.

Sport

22/08/2017 09:18

Mateo Kovacic është i gatshëm të largohet nga Real Madrid.

Mediat britanike raportojnë se ylli kroat ka arritur marrëveshje për transferim në Liverpool.

Menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp e sheh Kovacicin si zëvendësues për Philippe Coutinhon i cili ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi pas interesimit për transferimin e tij nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Kovacic mund ta braktis klubin madrilen duke e vazhduar karrierën te skuadra nga Anfield. /Lajmi.net/