‘Adios’ Real Madrid, Bale ka gjetur skuadrën e re

Gareth Bale po e shijon sezonin e fundit te Real Madridi.

Sport

18/02/2019 13:48

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, pasi këta të fundit nuk llogarisin më në shërbimet e tij.

Uellsiani është duke dështuar të rikthehet në formën e tij më të mirë në këto dy sezonet e fundit, andaj madrilenët e duan shitjen e tij, përcjell lajmi.net.

Real Madrid ka pranuar disa oferta për Balen, andaj kërkojnë 100 milionë euro nga shitja e tij.

Uellsiani po e mendon rikthimin në Premierligë, aty ku e kërkojnë Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. /Lajmi.net/