“Adios” Real Madrid, Bale arrin marrëveshje me klubin e ri

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Manchester United.

Sport

15/12/2017 09:15

Gareth Bale ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferim në Old Trafford pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi do të largohet nga Real Madrid duke u rikthyer në Premierligë.

Mediat angleze e konsiderojnë si punë të kryer kalimin e tij te “Red Devils”, përcjell “lajmi.net”.

Bale ka përvojë nga Premierliga ku me shumë sukses luajti te skuadra e Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/