“Adios” Real Madrid

Florentino Perez mund të largohet nga posti i presidentit të Real Madridit.

Sport

29/04/2016 10:00

Florentino Perez duhet të largohet nga detyra e presidentit të Real Madridit.

Një numër i zyrtarëve të klubit kërkojnë që Perez të marrë përgjegjësi për disa lëshime të bëra nga klubi në periudhën e fundit, përfshirë fshehjen e vlerës së blerjes së sulmuesit Gareth Bale, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, Perez nuk dëshiron të marrë asnjë vendim përfundimtar së paku deri në fund të këtij sezoni.