‘Adios’ Chelsea, Morata ka gjetur klubin e ri

Alvaro Morata do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

15/01/2019 09:13

Alvaro Morata e di se nuk është në planet e Chelseas, andaj po kërkon një skuadër të re.

Sulmuesi është i gatshëm të rikthehet në Spanjë, pasi e kërkon Atletico Madrid dhe Sevilla, përcjell lajmi.net.

Chelsea është e gatshme ta shet Moratan, ku kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij.

Atletico Madrid është i gatshëm që ta paguajë atë shumë, duke ditur që Diego Costa ka dështuar në këtë sezon. /Lajmi.net/