‘Adios’ Bayern, Douglas Costa transferohet te gjiganti italian

Juventusi është rikthyer në garë për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, Douglas Costa.

Sport

26/05/2017 19:43

Zonja e Vjetër po punon për sjelljen e emrave të rinj në Torino, dhe në listën e tyre është edhe Douglas Costa, braziliani 23 vjeçar.

Costa nuk po arrin të zë vend në formacionin e Carlo Ancelottit, dhe një kalim në Serie A, do të pëlqehet edhe nga vetë lojtari.

Për ta bërë më të lehtë finalizimin e kësaj marrëveshje, do të shfrytëzohen raportet e mira që ekzistojnë mes këtyre dy klubeve./Lajmi.net/