“Adios” Barcelona, Mascherano arrin marrëveshje me klubin e ri

Javier Mascherano do të nënshkruajë me Hebei Fortune në Superligën e Kinës.

Sport

11/01/2018 10:11

Barcelona dhe Hebei Fortune kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Javier Mascherano.

Klubi nga Superliga e Kinës do të paguajë 10 milionë euro për blerjen e Mascheranos, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Mascherano do të largohet nga Camp Nou duke i liruar vendin ardhjes së një përforcimi të ri, përcjell “lajmi.net”.

Në vend të Mascheranos, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Palmeiras për blerjen e mbrojtësit Yerry Mina. /Lajmi.net/