Adidas atlete për pijanecët

Festivali më i famshëm i birrës në Mynih, Oktoberfest, fillon zyrtarisht për pak javë dhe për të festuar këtë festival, firma gjigande e sportit, Adidas, po hedh në treg atlete të reja.

Fun

24/09/2018 17:22

Oktoberfest, që është një traditë lokale dhe institucion global, gjithashtu njihet si një nga festivalet më të mëdha në botë ku mijëra njerëz udhëtojnë drejt Gjermanisë për të shijuar birrën e mirë dhe atmosferën e bukur.

Por, me gjithë atë birrë që konsumohet, shpesh ndodh që njerëzit e teprojnë dhe pinë më shumë sesa mund ta përballojnë.

Për fat të mirë, Adidas ka vendosur të ndihmojë të gjithë që festën ta nisin me këmbë të mbarë, duke prodhuar një palë atlete rezistente ndaj birrës dhe të vjellave.

Falë përbërjes së atleteve, që janë krijuar nga lëkura më e mirë, Adidas ka sjellë këtë prodhim që është tepër rezistent.