“Dialogu të mos udhëhiqet nga politikanët”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur konferencë për lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë, lidhur me politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

Lajme

17/12/2018 11:34

Drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Florian Qehaja tha se në një afat te shkurt Kosova nuk ka ndonjë perspektivë të qartë euroatlantike, raporton EO.

“Politika e jashtme është pozicionuar në politikën e brendshme. Zgjedhjet në ndonjë shtet tjetër kanë ndikim në Kosovën sepse zgjedhjet në atë filan shtet Kosova ende nuk e ka marr liberalizimin. Politika e jashtme nuk duhet të merret vetëm me aspektin elitar por në përgjithësi”.

“BE komenton për ushtri e NATO për ekonomi dhe ka një çrregullim në këtë aspekt. Në afat të shkurt Kosova nuk ka ndonjë perspektivë të qartë euroatlantike. Shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën kanë qenë mjaft kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol”, tha ai.

Donika Emini, hulumtues në këtë organizatë, tha se këtë vit përveç që Kosova nuk ka marr njohje, disa shtete e kanë tërhequr njohjen.

“Ky vit ka qenë edicioni më i veçantë sepse ka qenë 10 vjet prej shpalljes së pavarësisë. Qytetarët tashmë e din se cilët janë partneret, si po rrjedhin gjërat me Serbinë. Kur është bë hulumtimi në tetor ka qenë fazë për diskutimin e shkëmbimit të territoreve. Këtë vit përveç që s’kemi marr njohje, shumë vende kanë tërhequr njohje. Deri më tani askush nuk ka folur për raportet me Bosnjën dhe sa herë e përdor Serbia atë për ta bllokuar Kosovën”.

Ajo tha se sipas perceptimit të qytetarëve, Gjermania është vendi më mik i Kosovë ndërkaq Serbia është vendi me raportet më armiqësore.

“Ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe e cila u krijua në Beograd për të penguar proceset e brendshme të Kosovës. Influenca e Serbisë në Kosovë është parë si shumë e rrezikshme sidomos përmes Listës serbe, dhe vet fakti që ata janë takuar në Beograd për të marr vendime të rëndësishme për Kosovën ka dhëne perceptimin se ata mund të vendosin në Kuvend”.

“Gjermania konsiderohet si një nga aleatët me të mirë nga vendet e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me dialogun, Emini tha se qytetarët mendojnë që ai duhet të udhëhiqet nga elita jopolitike.

“Shumë pak qytetarë  kosovarë mendojnë se Kosova po fiton në dialog. Fakti që nuk ka pas transparencë në dialog qytetarët serb mendojnë që Kosova po fiton. Shumë qytetarë kanë menduar që asociacioni në funksionim të brendshëm do të sillte një skenar të Republika Serpska në Bosnje. Qytetarët mendojnë që duhet me pas elitë jopolitike që duhet me udhëheq dialogun”.