Adhuruesit e qiellit do jenë në gjendje të shohin diçka të mrekullueshme nesër mbrëma

Adhuruesit e yjeve kanë mundësinë të shohin kombinim të rrallë të tri ngjarjeve astronomike nesër, kur "shiu meteorik" dhe hëna e plotë do shfaqen si rezultat i Soslticit të Dimrit.

Fun

20/12/2018 20:44

Shfaqja vjetore e “shiut meteorik” do të jetë në të njëjtën ditë me hënën e plotë të plotë të vitit 2018 në ditën më të shkurtër të vitit, transmeton lajmi.net.

“Shiu meteorik” Ursid krijohet nga kometa “Comet 8P Tuttle” që godet në atmosferën e Tokës, duke u shpërndarë në pesë deri në dhjetë yje përbrenda orës.

Ekspertët e motit gjithashtu ju këshillojnë që të shmangni shikimin e smartfonëve përpara se të shikoni qiellin, ngase iu duhet kohë të përshtateni me errësirën më pas.

“Shiu meteorik” është një emër i zakonshëm për pjesën e dukshme të pluhurit të vogël ose shkëmbinjve nga hapësira, pasi udhëton nëpër atmosferën e Tokës ndërkohë që digjet. /Lajmi.net/