Adhuruesit e lojërave kompjuterike, duhet të dinë për këtë laptop

Laptopi më i fundit për lojra nga MSI i shëndrron sytë tuaj në një ‘pult’ komandimi.

Auto & Tek

26/02/2016 04:09

Në CES në Las Vegas, kompania njoftoi një propozim të pajisjeve të reja të fokusuara tek lojrat – duke filluar që nga notebook-et e hollë e të lehtë në desktopët e fuqishëm të gjitha-në-një – por më interesanti është GT72S Tobii, që është kompjuteri i parë që integron teknologjinë e gjurmimit të syve Tobii (më parë ishte e nevojshme blerja e një kontrolluesi të gjurmimit të syve veç, që fillonin me çmimin $ 129).

MSI nuk ka zbuluar ndonjë karakterisikë tjetër për pajisjen, por laptopi i ri do të përfshijë dy gjurmues sysh dhe sistem për njohjen e fytyrës. Vitin e kaluar Creed Rogue e Assassin u bë loja e parë blockbuster që shfrytëzonte këtë teknologjisë, duke ju lënë mundësinë për kontrollin e kameras në lojë thjesht duke shikuar rreth e rrotull.

Ende nuk është publikuar asnjë çmim, por MSI thotë se GT72S Tobii do të jetë në dispozicion në fund të këtij muaji./Techsot.Al/