Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë ka njoftuar se sot i janë bashkuar Fatmir Nduaj dhe Arben Quni, dy djem të nderuar nga Budisalci.

Lajme

15/08/2017 18:25

Mirëseardhje në PDK, atyre u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota i cili ka thënë ndër të tjera se aderimet e mëparshme dhe këto të sotme tregojnë së PDK-ja është parti serioze vizionin e së cilës janë duke e përqafuar qytetarë të shumtë dhe në zgjedhjet lokale të tetorit hyjmë të përgatitur për të fituar dhe për të dalë partia numër një në Klinë, primat të cilin e ka që nga viti 2007.

“Të sapo aderuarit në PDK, janë shprehur se tash e tutje angazhimin e tyre e shohin në partinë me serioze që punon për të mirën e qytetarëve duke falënderuar kryetarin e degës, Sokol Bashotën që u hapi dyert në partinë më të madhe në Kosovë, PDK”, thuhet në njoftim.