Ademi: Me Nisma, Fushë Kosova do të jetë më e zhvilluar ekonomikisht

Kandidati i Nisma për kryetar të Fushë Kosovës, Driton Ademi ka thënë se kjo parti në këto zgjedhje nuk ofron asgjë sesa programin e saj të orientimit social demokrat dhe ekipin që ka përkushtimin për punë.

Lajme

16/10/2017 22:54

“Është një ekip që dallon nga qeverisja e tanishme që është bërë pengesë për të gjithë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Moskomunikimi ka qenë pengesë edhe për bizneset dhe për investitorët e mundshëm. Bizneset dhe opinioni publik ka mbetur larg përkrahjes, transparencës dhe vendimmarrjes”, ka shtuar ai.

“Në qeverisjen e Nisma, Fusha Kosova shihet më e zhvilluar ekonomikisht dhe aspektin social, me mjedis më të pastër. Nisma i ka të renditura prioritetet dhe e ka të ranguar angazhimin”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se problem për qytetarët e kësaj komune është uji i pijshëm.

“Në fushë Kosovë nuk ka furnizim me ujë, aty është një segmentim. Në fshatin Kuzmin ka 12 puse, Miradi një, Vragoli pesë dhe kjo tregon këtë segmentim. Komuna ka për obligim që qytetarët t’i furnizojë me ujë edhe sa i përket cilësisë”, ka pohuar ai.