Adem Salihaj tregon arsyet e përjashtimit nga lista e LDK-së

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka reaguar me anë të një statusi në facebook ndaj lënies jashtë listës së kandidatëve për deputet.

Lajme

23/05/2017 20:24

Ai ka thënë se ky vendim bie ndesh me parimet e demokraicë, duke treguar se përjashtimi i tij u bë pasi votoi kundër koalicionit PDK-LDK, dhe qëndrimeve ndaj Demarkacionit.

“Tashmë u publikua lista zyrtare e kandidatëve për deputetë e LDK-së dhe ndodhi ajo që ishte pritur-u eleminuan nga lista 5 deputetë të deritashëm , në mesin e të cilëve jam edhe unë. Konsideroj se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme. Eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në ,si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thacit për president i Kosovës”, ka shkruar Salihaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Tashmë u publikua lista zyrtare e kandidatëve për deputetë e LDK-së dhe ndodhi ajo që ishte pritur-u eleminuan nga lista 5 deputetë të deritashëm , në mesin e të cilëve jam edhe unë.

Konsideroj se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.

Eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në ,si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thacit për president i Kosovës.

Lidhur me Marreveshjen e demarkacionit,u deklarova se nuk do ta votoj,ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim.

Lidhur çështjen e koalicionit, në kuadër të të cilit përfshihen edhe zgjedhja e Thaçit dhe Veselit,organet e LDK-së për katër vite me radhë,duke ndjekur zërin e elektoratit tonë, kishin qëndrim të prerë se nuk do të bëhet koalicion me strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-ut. Këtë qëndrim e kanë përcjellur për 4 vite me radhë te anëtarësia e LDK-së dhe te publiku, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri. Asnjë organ i LDK-së asnjëherë nuk ka marrë vendim që të bëhet koalicion me PDK-në,prandaj konsideroj se qëndrimet e mija kanë qenë në përputhje me vendimet e organeve të LDK-së . Po të pyetesha edhe tash,sërish do ta mbaja të njëjtin qëndrim,sepse konsideroj se është qëndrim i drejtë dhe është në përputhje me zërin e fuqishëm të elektoratit të LDK-së.

Une pata shumë pasoja për shkak të qëndrimeve të mija parimore, por pavarësisht këtyre pasojave , unë do të qëndroj me dinjitet,ashtu siç kam qëndruar para shumë sfidave e kërcënimeve që kam pasur në vazhdimësi,para,gjatë dhe pas luftës,deri edhe te kërcënimi për jetën.

I falënderoj të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e shumtë ,të cilët gjatë gjithë kohës më qëndruan pranë dhe më inkurajuan që të qëndroj drejt dhe ta dëgjoj zërin e tyre.

U premtoj se do ta vazhdoj punën dhe veprimtarinë time në LDK dhe se zëri i tyre përherë do të jetë orientim për mua. AS