Adem Mikullovci ka mbledhur votat për t’u bërë deputet – Lajmi.net
Adem Mikullovci ka mbledhur votat për t’u bërë deputet
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet 2017 13:15, 17 June 2017
Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Burime të Periskopit brenda VV-së, kanë bërë të ditur se Mikullovci ka marrë mbi 8 mijë vota.

Mikullovci iu bashkua Vetëvendosjes zyrtarisht, edhe pse kohë më parë ai kishte deklaruar se mbështet këtë subjekt duke thënë se është ‘drita në fund të tunelit’ për Kosovën.

Ai kishte thënë se hyrjen e tij në politikë e shtynë të njëjtat arsye si në kohën e okupimit serb.

E këto arsye Mikullovci tha se janë “zhgënjimi, gërdia, apatia, frika…”.

Adem Mikullovci, ishte delegat i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta dhe kishte marrë pjesë edhe në shpalljen Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, 1990.

Fjalët kyçe: Adem Mikullovci

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble