Adem Grabovci tërhiqet nga kandidimi për deputet

Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim e sipër të listës me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.

Lajme

19/05/2017 22:05

Njëherësh kjo listë si duket do të ketë ndryshime rrënjësore.

Është pikërisht deputeti njëherësh ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tërhiqet nga kandidimi për deputetë.

Grabovci ka bërë të ditur se edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhur që të mos kandidojë

“Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese do të bëjë përpjekje për t’u tërhjekur nga lista kandiduese për t’i lehtësuar punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për t’iu dhënë shansin njerëzve të ri, frymës s re për të qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Do të jap kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thënë Grabovci.

Gjithashtu Grabovci ka theksuar se e gjithë kjo po bëhet që PDK t’i japë mundësinë të rinjve që të inkuadrohen në parti.

“Po bëjmë përpjekje për të futur një frymë të re në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam ithtar i kësaj frymë që t’i lëshohet rrugë gjeneratës së re. Partia ka Legjislativin është edhe ekzekutivin dhe partia që kanë nevojë për njerëz dhe unë do të përcaktohem që të jem në shërbim të partisë”, ka shtuar Grabovci.

Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të kësaj liste dhe dorëzimit të saj në KQZ. Po ashtu duhet përkujtuar që PDK kësaj radhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të shkojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën./