“Adem Demaçi”, “Fadil Vokrri” dhe “Bekim Lumi” – rrugët që pritet të emërohen në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se në mbledhjen e ardhme do t’i propozojë Kuvendit Komunal tre emra të rinj për rrugët në këtë qytezë.

Lajme

06/08/2018 18:46

Lladrovci ka vendosur që të propozojë që këto tre rrugë të bartin emrat e personaliteteve që kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme për vendin.

Bëhet fjalë për ish veprimtarin Adem Demaçi, ish kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe ish regjisorin, Bekim Lumi – me emrat e të cilëve pritet të emërohen rrugët, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit: