Adelina zbulon luksin e saj më të madh në jetë

Adelina Ismaili ndryshe njihet edhe si “diva e estradës shqiptare”.

ShowBiz

29/06/2018 23:24

Pas një kohe të gjatë pauzë në profesionin e muzikës, këngëtarja është rikthyer me projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa Adelina përmes rrjeteve sociale na njofton për çdo të re rreth saj.

Së fundi, këngëtarja ka marrë vëmendje përmes një postimi që bëri në rrjete sociale, ku zbulon se çka konsideron luks.

“Privatsia, është luksi im bazë”, ka shkruar ajo mbi imazhin që ndau me ndjekësit në Instagram. /Lajmi.net/